BOTA, 4 Qershor 2022, 15:49

Digjet një manastir në rajonin e Donetskut, oficeri i ushtrisë ukrainase: Një tjetër krim i barbarëve rusë

Digjet një manastir në rajonin e Donetskut, oficeri i ushtrisë

Luftimet në rajonin e Donetskut kanë shkaktuar një zjarr të madh në një manastir prej druri pranë vijës së frontit – Manastirin Sviatohirsk Lavra, raporton BBC të shtunën.

“Si rezultat i armiqësive, një zjarr në shkallë të gjerë shpërtheu në territorin e Vetmisë së Gjithë Shenjtorëve të Fjetjes së Shenjtë Sviatohirsk Lavra”, ka thënë Kisha Ortodokse e Ukrainës në faqen e saj të internetit.

Sipas Kishës, flaka përfshiu faltoren kryesore të manastirit.

Një oficer i ushtrisë ukrainase, Yurii Kochevenko, postoi një foto të manastirit të djegur në Facebook, me mbishkrimin: Një tjetër krim i barbarëve rusë për të cilët nuk ka asgjë të shenjtë.

Manastiri qëndron në shkëmbinjtë buzë lumit Siverskyi Donets. Trupat ruse janë përpjekur vazhdimisht të kalojnë lumin, duke synuar të rrethojnë ushtrinë ukrainase. Sviatohirsk shtrihet në veri të Slovyansk, një qytet i mbajtur nga ukrainasit.

Manastiri daton shekuj më parë dhe u mbyll nga komunistët në shekullin e kaluar, por u rihap në vitin 1992 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.