TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Gjermani.
Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në veri të Garmisch-Partenkirchen, një qytet bavarez pranë kufirit me Austrinë.
Mediet gjermane raportojnë se ekipet e shpëtimit të vendit po kryejnë operacione për vënien në kontroll të situatës.
Në operacionin e kërkim shpëtimit po marrin pjesë dhe tre helikopterë.
Sipas Bild aksidenti hekurudhor ndodhi, kur një tren lokal doli nga shinat, e për pasojë vagonët e trenit i përmbysën në anën tjetër të rrugës.
Policia njofton se treni ishte plot më pasagjerë në momentin e aksidentit dhe se shumica prej tyre ishin studentë.