TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja e re Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Bridget Brink, ka deklaruar se “i gjithë fokusi” i SHBA-së “është të ndihmojë Ukrainën të mbrohet dhe të pengojë agresionin rus”.
Bridget Brink tha se premtimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë veprimit lidhet me nevojat e Ukrainës për t’u mbrojtur.
Brink tha se SHBA kishte “marrë garanci” nga presidenti Zelensky se sistemet nuk do të përdoren kundër objektivave rusë në territorin rus”.
Ajo u pyet gjithashtu në lidhje me komentet e fundit të bëra nga Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit, i cili sugjeroi se cedimi i territorit nga Ukraina për të bërë paqe me Rusinë ishte i pashmangshëm.
“Është e vështirë të thuhet”, u përgjigj ajo kur u pyet për komentet e tij.
“Unë mendoj se shumë njerëz do të kishin thënë më 24 shkurt se qeveria ukrainase do të bjerë dhe Rusia së shpejti do të pushtojë Ukrainën dhe do të jetë në kufirin e shumë vendeve evropiane. Por kjo nuk ndodhi. Në një moment do të ketë një negociatë. Presidenti Zelensky e ka thënë vetë këtë. Dhe në një moment ai negociat do të duhet të jetë midis Ukrainës dhe Rusisë”, u shpreh ajo.