TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Papa Françesku është duke e planifikuar një udhëtim në Ukrainë, teksa vendi prej muajsh nën pushtimin rus.
“Do të doja të shkoja në Ukrainë, por duhet të pres momentin e duhur”.
Kështu tha Ati i Shenjtë kur iu përgjigj një fëmije refugjat ukrainas, i cili e pyeti gjatë një takimi në oborrin e San Damasos se kur do të shkonte në Kiev.
Papa theksoi se për momentin situata nuk është e sigurt. Javën e ardhshme, njoftoi ai, do të takohet me përfaqësues të qeverisë ukrainase dhe do të bisedojë edhe për një udhëtim të mundshëm.