BOTA, 3 Qershor 2022, 16:35

Në ditën e 100-të të luftës, Zelensky publikon videon jashtë zyrës presidenciale: Fitorja do të jetë e jona! Lavdi Ukrainës

Në ditën e 100-të të luftës, Zelensky publikon videon

Presidenti  i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video në ditën e 100-të të luftës. Ai shikohet i rrethuar nga disa prej aleatëve të tij më të afërt, përfshirë kryeministrin e Ukrainës.

“Forcat e armatosura të Ukrainës janë gjithashtu këtu … njerëzit e kombit tonë janë këtu. Ne po mbrojmë Ukrainën prej 100 ditësh tashmë. Fitorja do të jetë e jona. Lavdi Ukrainës!”, thotë ai në video.

Zelensky dhe ekipi i tij qëndrojnë përpara zyrës presidenciale të Ukrainës, në qendër të kryeqytetit.

Më 25 shkurt, një ditë pasi Rusia nisi pushtimin e saj, presidenti postoi një video të ngjashme sfiduese, nga i njëjti vend.

Atëherë, Zelensky i cili kishte refuzuar ofertat nga Perëndimi për tu evakuuar nga Kievi, u shpreh: “Kam nevojë për municione, jo për një udhëtim”.

Sot, 100 ditë nga fillimi i luftës, ai qëndron në krye të detyrës ndërsa trupat ruse vazhdojnë të sulmojnë vendin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)