BOTA, 19 Janar 2022, 10:46

Dha dorëheqjen nga posti i kancelares, Merkel merr “ofertën” e parë për punë

Dha dorëheqjen nga posti i kancelares, Merkel merr

Angela Merkel tashmë ka më shumë kohë të lirë pas largimit nga posti i kancelares. Ajo ka marrë një propozim nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Guterres i ka ofruar asaj postin e drejtueses së një organi këshillues.

Megjithatë, sipas mediave gjermane, “Focus” dhe “Bild”, nuk ka shumë shanse për të rënë dakord.

Sipas Agjencisë Gjermane, Merkel nuk i është përgjigjur ende propozimit që i është bërë.

Zyrtarisht, përfaqësuesit e OKB-së nuk pranuan të komentojnë mbi propozimin.