BOTA, 18 Janar 2022, 16:48

Kancelari gjerman: Nëse Rusia sulmon Ukrainën do të paguajë një çmim të lartë

Kancelari gjerman: Nëse Rusia sulmon Ukrainën do të paguajë

Perëndimi ka akuzuar Rusinë se po përgatitet për të pushtuar Ukrainën.

Nga ana e saj Moska i ka hedhur poshtë këto akuza dhe kërkon garanci nga NATO se nuk do të ketë më zgjerime në lindje.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur se Gjermania është e gatshme të diskutojë për ndalimin e gazsjellësit Nord Stream 2 nëse Rusia sulmon Ukrainën.

"Është e qartë se çmimi do të jetë i lartë dhe se gjithçka do të diskutohet nëse ka një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë", tha Scholz gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.