BOTA, 17 Janar 2022, 19:56

“Po presim një përgjigje”/ Rusia hedh poshtë akuzat e SHBA për pushtimin e Ukrainës: Moska kërkon garanci që NATO nuk do të zgjerohet në vendet ish-sovjetike

“Po presim një përgjigje”/ Rusia hedh poshtë akuzat e

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov hodhi poshtë akuzat e SHBA se Rusia po përgatit një pretekst për të pushtuar Ukrainën, duke e hedhur poshtë pretendimin si “dezinformim total”.

Zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar të premten se një përpjekje ruse ishte duke u zhvilluar për të krijuar një pretekst për trupat e saj për të pushtuar Ukrainën.

“Ne jemi të shqetësuar se qeveria ruse po përgatitet për një pushtim në Ukrainë që mund të rezultojë në shkelje të përhapura të të drejtave të njeriut dhe krime lufte nëse diplomacia nuk arrin të përmbushë objektivat e saj,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një konferencë.

“Si pjesë e planeve të saj, Rusia po hedh bazat për të pasur mundësinë e sajimin e një preteksti për pushtim.”

Duke folur me gazetarët të hënën, Lavrov tha se Rusia po pret një përgjigje me shkrim nga SHBA këtë javë ndaj kërkesës së tyre për garanci që NATO nuk do të zgjerohet në vendet ish-sovjetike, diçka që Uashingtoni dhe aleatët e tij e kanë kundërshtuar.


Zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë kanë qenë të shqetësuar për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës prej javësh, pasi dhjetëra mijëra trupa ruse janë mbledhur në kufirin e vendit fqinj.

Paralajmërimi i SHBA erdhi pas negociatave midis Rusisë dhe SHBA-së në Evropë që synonin ndalimin e krizës në përshkallëzim.

Duke folur të hënën gjatë një vizite në Kiev, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock paralajmëroi se “çdo përshkallëzim i mëtejshëm do të kishte një çmim të lartë për regjimin rus, ekonomik, politik dhe strategjik”.

“Ne jemi të përgatitur të kemi një dialog serioz me Rusinë, sepse diplomacia është mënyra e vetme për të zbutur këtë situatë shumë të rrezikshme”, tha ajo.