TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Parlamenti Europian ka zgjedhur avokaten konservatore malteze Roberta Metsola si presidente, në vend të David Sassoli-t, disa ditë pas vdekjes së tij.
Ajo është gruaja e parë në 20 vjet që mban këtë post. Që nga e hëna, zgjedhja e Metsolës në krye të PE-së u konsiderua e mundshme, duke qenë se kandidatura e saj mori mbështetjen e tre grupeve politike që janë pjesë e mazhorancës në Parlamentin Europian.
Ajo në këtë post zëvendëson David Sassolin, i cili ndërroi jetë më 11 janar, ndërsa ishte ende në detyrë. Gjithsesi, Sassoli kishte mbërritur në fund të mandatit të tij.
Metsola është pjesë e krahut të moderuar të PPE dhe vitet e fundit ka spikatur mbi të gjitha për punën ndërmjetësuese me grupet e qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë.
Metsola është e martuar me politikanin dhe menaxherin finlandez Ukko Metsola, nga i cili mori edhe mbiemrin dhe ka katër fëmijë.