BOTA, 18 Janar 2022, 23:46

Franca regjistron shifër rekord të rasteve të reja me koronavirus

Franca regjistron shifër rekord të rasteve të reja me koronavirus

Franca ka regjistruar shifër rekord të rasteve të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Francë janë regjistruar 464.769 raste të reja pozitive me COVID-19.

Është shifra më e lartë që e ka regjistruar Franca brenda një 24-orëshi.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 288 raste me fatalitet, duke arritur shifrën totale në 100.339.