BOTA, 24 Tetor 2024, 18:58

Deputetët e partisë së tij kërkojnë dorëheqjen e Justin Trudeau

Deputetët e partisë së tij kërkojnë dorëheqjen e

Justin Trudeau mori një letër të nënshkruar nga 20 deputetë të Partisë Liberale, në të cilën i kërkohet të bëjë një deklaratë të qartë nëse do të vazhdojë të udhëheqë partinë në periudhën e ardhshme.

Përfaqësuesit e Liberalëve në Parlamentin e Kanadasë, 20 prej tyre, nënshkruan një letër ku i kërkonin kryeministrit kanadez të thoshte deri më 28 tetor nëse dëshiron të jetë lider i partisë në zgjedhjet e ardhshme.

Përpjekja zakonisht udhëhiqet nga konservatorët, përkatësisht lideri i tyre, Pierre Poilievre, por tani një kërkesë e ngjashme ka ardhur nga partia e Trudeaus.

Gjegjësisht, me dyer të mbyllura është mbajtur një takim mes deputetëve të Liberalëve, ku është dashur të bisedohet për udhëheqjen e 52-vjeçarit. Megjithatë, nuk ka arritur zgjidhje për situatën në të cilën ndodhet partia.

Sipas sondazheve të fundit, konservatorët kanë 20 për qind më shumë mbështetje se liberalët dhe duhet të fitojnë zgjedhjet e vitit 2025.

Liberalët, nga ana tjetër, duan të shohin sa më shpejt nëse Trudeau planifikon të largohet nga detyra, në mënyrë që të organizohen në kohë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, pra të zgjedhin një lider të ri, që të paktën të amortizojë disi humbjen e pritur.