TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Hezbollah po përgatiste një sulm terrorist ndaj Izraelit më të madh se ai i Hamasit në 7 Tetor të vitit të kaluar. Në një intervistë për mediat Franceze, Kreu i Qeverisë Izraelite është shprehur se ushtria e vendit të tij kishte gjetur Tunele 100 metra larg kufirit dhe u shpreh se kishte sinjale të qarta se Hezbollah do të kryente një sulm që do të përfshinte hyrjen e trupave të tij në territorin Izraelit.
Sipas Netanyahut, Grupi militant i mbështetur nga Irani kishte si synim pushtimin e vendit të tij. Kryeministri Izraelit ka deklaruar më herët për Le Figaro se ushtarët e Tel Avivit kishte gjetur në strehimoret e Hezbollah një sasi armësh moderne Ruse në jug të Libanit. Pas sumeve të ndërsjellta mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollah përgjatë kufirit, Ushtria Izraelite nisi hakmarrjen e saj ndaj grupit Militant të mbështetur nga Irani në 23 tetor me shpërthimin e disa pajisjeve të komunikimit si dhe me vrasjen e disa liderëve të ndryshëm të këtij grupi. Vetëm një javë më vonë Izraeli nisi inkursionet ushtarake tokësore në Jug të Libanit me synimin kryesor eliminimin e Hezbollah.
Tel Avivi zyrtar e ka bërë të qartë se synimi kryesor i kësaj lufte është eliminim i terroristëve të Hezbollah dhe jo cënimi i civilëve të pafajshëm Libanezë. Udhëheqja e Lartë Izraelite thotë se do të bëjë gjithçka për të kthyer më shumë se 100 mijë banorë të këtij vendi në shtëpitë e tyre në veri, pasi ata janë larguar nga sulmet e vazhdueshme të Hezbollah.