BOTA, 24 Tetor 2024, 10:35

FOTOT/ Kush janë 5 viktimat e sulmit terrorist në Ankara, inxhinierja shkoi të merrte lulet që i kishte dërguar bashkëshorti, kur u vra

FOTOT/ Kush janë 5 viktimat e sulmit terrorist në Ankara, inxhinierja

Mediat turke kanë nxjerrë të tjera informacione për mënyrën sesi vepruan dy terroristët që kryen sulmin në ambientet e Industrisë të Haprësirës Ajrore, mesditën e së mërkurës.

Megjithëse qeveria e Erdoganit nuk e ka emëruar zyrtarisht Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) si organizatën që qëndron pas sulmit terrorist,  autoritetet vendase kanë arritur që të dalin në përundim se njëri prej terroristëve, i lindur në vitin 1992, ka qenë anëtar i PKK-së që nga vitit 2016.

Siç raporton Hurryiet, dy autorët para se të kryenin sulmin kishin bërë një vëzhgim të mrië të zonës. Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë çifti i terroristëve shiheshin të kapur për dorë jashtë ambienteve të TSUAS.

FOTOT/ Kush janë 5 viktimat e sulmit terrorist në Ankara, inxhinierja

Çifti i terroristeve disa dite para sulmit

Sipas versionit të paraqitur nga mediat turke, burri ka mbetur i vrarë në një shkëmbim zjarri me personat e sigurimit, ndërsa gruaja ka hedhur veten në erë me granatë kur ka konstatuar se nuk ka mundur t'i shmanget arrestimit.

Fatkeqësisht si pasojë e këtij sulmi mbetën të vdekur 5 persona, ndërsa 22 të tjerë të plagosur. Së fundmi mediat turke kanë publikuar dhe emrat e fotot e viktimave.

Zahide Güçlü, inxhiniere mekanike në TUSAS

Cengiz Coşkun, Menaxher i Kontrollit të Cilësisë në TUSAS

Hüseyin Canmaz, punonjës i TUSAS

Atakan Şahin Erdoğan, oficer sigurie

Murat Arslan, taksisti i cili u vra nga terroristët dhe i morën automjetin me të cilin mbërritën në hyrje të TUSAS.

FOTOT/ Kush janë 5 viktimat e sulmit terrorist në Ankara, inxhinierja

Inxhinierja mekanike në TUSAS, Zahide Güçlü, ishte nënë e dy fëmijëve. Ajo u vra nga terroristët në momentin që mbërriti në portën e Industrisë të Haprësirës Ajrore për të marrë lulet që i kishte dërguar bashkëshorti për përvjetorin e martesës së tyre.

FOTOT/ Kush janë 5 viktimat e sulmit terrorist në Ankara, inxhinierja

Sa i përket vjedhjes së taksisë me të cilën terroristët mbërritën në objektet e Industrisë Ajrore, kjo ka ndodhur rreth 45 minuta para sulmit.

Mediat turke bëjnë me dije se në momentin që terroristët kanë hipur në taksinë e Arslanit i kanë thënë atij: “duam të shkojmë në qendër të Ankarasë”.

Në një moment atij iu kërkua që të ndalonte në mënyrë që njëri nga dy terroristët të hidhte cigaren, ndërkohë tjetri e qëlloi. Më pas ata e futën trupin e pajetë të taksistit në bagazh dhe u nisën drejt ambienteve të TUSAS.

“Ata e qëlluan pas shpine”, tha babai i Arslanit, baba i tre fëmijëve.

FOTOT/ Kush janë 5 viktimat e sulmit terrorist në Ankara, inxhinierja