TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person ka mbetur i vrarë dhe 10 të tjerë të plagosur nga një sulm rus në në qytetin kufitar Kupyansk në Ukrainën verilindore.
Lajm konfirmohet nga guvernatori i Rajonit të Kharkivit, Oleh Sinekhubov. “Armiku goditi pranë një dyqani dhe tregut të qytetit. Për pasojë një ndërtesë dykatëshe si dhe xhamat e shtëpive aty pranë janë dëmtuar.”, tha Sinekhubov.
Kupyansk ka qenë jë ndër qytetet e para ukrainase që u sulmuan nga Rusia që në shkurt të vitit 2022 edhe për shkak të pozitës së saj gjeografike.