TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish Presidenti Donald Trump, ka akuzuar Partinë Laburiste në Britani se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.
Bëhet fjalë për disa vullnetarë të laburistëve të cilët po ndihmojnë në fushatën e Kamala Harris ehe Tim Walz.
Sipas ankesës që fushata e Trump ka dorëzuar në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, pretendimi i tyre është se kjo ndihmë klasifikiohet si ndërhyrje e jashtme.
Ata i refereohen një postimi në faqen Linkedin, ku drejtuesja operacionale e laburistëve, thotë se ka dhjetë vende të lira dhe se rreth 100 pjesëtarë të tanishëm dhe të mëparshëm të stafit do të udhëtojnë drejt SHBA-ve.
Megjithatë kryeministri britanik Keir Starmer, deklaroi se Partia Laburiste ka vullnetarë të cilët e kanë bërë këtë gjë në çdo zgjedhje, duke sugjeruar se ata nuk paguhen dhe angazhohen në kohën e tyre të lirë.
Shpenzimet e udhëtimeve të tyre nuk paguhen nga partia.
Zgjedhjet e SHBA kanë hyrë në dy javët e fundit dhe fushatat e kandidatëve janë mjaft intensive.
Sondazhet sugjerojnë se dy kandidatët Harris dhe Trump janë shumë pranë njëri tjetrit. Anketimet në nivel kombëtar tregojnë se kjo është gara me diferencën më të ngushtë për dekada të tëra, ndërsa zonja Harris ka një epërsi të lehtë.