TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qyteti juglindor i Volnovakhas është shkatërruar plotësisht që nga pushtuesi. Kështu është shprehur sot guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko.
Sipas tij, që nga fillimi i pushtimit, shumica e popullsisë së Volnovakha-s është larguar dhe shumica e infrastrukturës së saj është shkatërruar, që do të thotë se qyteti efektivisht nuk ekziston më.
“Në përgjithësi, Volnovakha me infrastrukturën e saj si e tillë nuk ekziston më,” tha ai për kanalin televiziv ukrainas Direct.
Por Kyrylenko shtoi se luftimet vazhdojnë për të parandaluar rrethimin e territorit të rëndësishëm strategjik nga ana e rusëve.
Volnovakha ka qenë nën një breshëri të rëndë bombash, raketash dhe sulmesh ajrore dhe për pasojë është shkatërruar pothuajse çdo ndërtesë në qytet.