BOTA, 18 Qershor 2023, 08:44

Bilanc tragjik, 16 të vdekur dhe 31 të zhdukur pas shembjes së digës në Ukrainë

Bilanc tragjik, 16 të vdekur dhe 31 të zhdukur pas shembjes së

Autoritetet ukrainase thanë se 16 persona u vranë dhe 31 të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i një dige të kontrolluar nga Rusia, për të cilën Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin.

“16 persona vdiqën: 14 në rajonin Kherson dhe 2 në rajonin e Mykolaiv. 31 persona janë ende të zhdukur,” tha ministria e Brendshme e Ukrainës, pasi Rusia njoftoi 29 vdekje në zonat që ajo kontrollon.

Pak ditë më parë diga u hodh në erë si pasojë e bombardimeve ruse, ndërsa këta të fundit nuk pranuan autorësinë e sulmit, duke akuzuar Ukrainën.