BOTA, 17 Qershor 2023, 21:59

“Zoti ruaj Mbretëreshën”- Biden e bën përsëri, ngatërron audiencën në fjalimin për kontrollin e armëve! Shtëpia e Bardhë ‘e justifikon’: Po i fliste dikujt mes turmës

“Zoti ruaj Mbretëreshën”- Biden e bën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është ngatërruar sërish, teksa po mbante një fjalim.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Biden po fliste në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat, duke bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, në momentin kur ngatërroi audiencën duke e mbyllur fjalimin e tij me frazën “Zoti Ruaje Mbretëreshën”.

Videot e gafës së presidentit filluan të qarkullojnë shpejt në internet, me përdoruesit e mediave sociale që pyesnin se çfarë donte të thoshte.

Zëvendës-sekretarja kryesore e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë iu përgjigj gazetarëve duke thënë se presidenti “po i komentonte dikujt në turmë”.