TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Luftimet po vazhdojnë në qendër të portit strategjik jugor të Ukrainës, Mariupol, teksa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin e plotë e qytetit.
Situata është e dëshpëruar, me rreth 300,000 civilë të bllokuar brenda qytetit dhe të paaftë për të evakuuar.
Disa prej civilëve që kanë mundur të shpëtojnë kanë përshkruar situatën e tmerrshme në Mariupol, ku është ndërprerë furnizimi me energji dhe ujë. Sipas BBC, ushtarët rusë po bllokojnë dhe hyrjen e ndihmave humanitare.
Motra e deputetit ukrainas Yaroslav Zhelezniak u arratis nga Mariupol pak ditë më parë.
“Pas dy javësh ata nuk kishin ushqim dhe dyqanet u mbyllën, kështu që ajo tha se, unë kam një zgjedhje të shkoj të përpiqem të gjej, si të vjedh, pak ushqim – ose të vdes pa ushqim,” tha Zhelezniak për BBC.
“Njerëzit jetojnë në ankth se ndonjë bombë, ndonjë armë, ndonjë shpërthim do t’i vrasë. Ka shumë trupa të vdekur në rrugë, shumë ndërtesa janë në flakë, shumë ndërtesa janë shkatërruar”, vijon më tej deputeti ukrainas.