TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Olena Kushnir, një rreshtere dhe doktoreshë e Gardës Kombëtare të Ukrainës, vdiq ditën e pashkëve në një betejë në Mariupol.
Ajo ishte një nga 100 luftëtaret femra që përjetuan ferrin e rrethimit të qytetit të Mariupolit.
Rreshterja ukrainase kishte humbur të shoqin dhe vetëm pak ditë para se të vdiste, arriti të shpëtonte djalin e saj. Në mars Olena Kushnir kishte regjistruar një video në të cilën ajo tregonte situatën në Mariupol’, duke kërkuar ndihmë nga perëndimi.
“Mos t’ju vijë keq, unë jam një mjeke, një luftëtare, unë jam ukrainase, unë bëj po detyrën time.”
Në videon, e xhiruar në një strehë sekrete dhe e shënjestruar nga propaganda ruse, Olena shfaqej me uniformë ushtarake dhe kërkonte me këmbëngulje të lejonte evakuimin e Mariupolit “duke kërkuar ilaçe për popullatën, ndihmë për të plagosurit dhe varrim të denjë për të viktimat”.
“Në Mariupol ka ende njerëz, janë në bodrume dhe kanë nevojë për gjithçka. Nëse nuk doni të shpëtoni Mariupolin, ju lutem mbroni qytetarët. Ne nuk duam të jemi heronj dhe dëshmorë, nuk mund të thoni se nuk e dinit, sepse e keni ditur dhe keni pasur mundësi të merrni masa dhe të veproni”.
In the video, medic Olena Kushnir calls for the unblocking of #Mariupol. The Russian occupiers killed Olena. Help did not come. She had a little son. The longer the world ignores what is happening in Mariupol, the more victims there will be. #StopRussia #UkraineRussiaWar pic.twitter.com/r5kXg2lmP7
— Ukrainian Struggle Centre ???????? (@UA_struggle) April 17, 2022