BOTA, 22 Dhjetor 2022, 13:25

Bashkimi Evropian do të mbajë samitin me Ukrainën në fillim të vitit të ardhshëm

Bashkimi Evropian do të mbajë samitin me Ukrainën në fillim

Bashkimi Evropian do të mbajë një samit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky më 3 Shkurt por vendndodhja ende nuk është vendosur. Zelensky ka bërë paraqitje të rregullta përmes video-lidhjeve në samitet e BE-së që nga fillimi i pushtimit rus në muajin shkurt.

Së fundmi, ai bëri udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga nisja e luftës kur vizitoi SHBA-në. Kryetari i 27 liderëve të BE-së Charles Michel dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të takohen me Zelensky për konferencën, konfirmoi një zëdhënës.

“Mund të konfirmoj se samiti BE-Ukrainë do të zhvillohet më 3 shkurt dhe ka një ftesë të hapur për presidentin Zelensky për të vizituar Brukselin”, tha Barend Leyts, zëdhënës i kryetarit të liderëve të BE-së. Zëdhënësi tha se ftesa për Zelensky për të vizituar Brukselin nuk do të thotë se aty do të mbahet samiti.

Zyrtarët thanë se tema e ngjarjes do të jetë se si BE mund të vazhdojë të mbështesë Ukrainën kundër Rusisë.

Udhëheqësit e dy institucioneve kyçe të BE-së do të vlerësojnë gjithashtu rrugën e Ukrainës për t’u bërë anëtare e bllokut – diçka që Zelensky e ka kërkuar që nga fillimi i luftës.