TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në SHBA, shkruan CBS News, ku pritet të takohet me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe të flasë në një seancë të përbashkët të Kongresit.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të bashkohet me Biden për takimin dypalësh me Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, tha zyra e saj.
Biden i bëri zyrtarisht një ftesë presidentit Zelensky të mërkurën e kaluar dhe ai e pranoi të premten e kaluar. Zyra e Nancy Pelosi u informua për vizitën gjatë fundjavës, duke vënë në lëvizje planet e përpunuara për ngjarjet e mëdha të së mërkurës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Kongresit Amerikan në orën 19:30 me orën lokale , tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Pelosi .
Planifikimi për vizitën e Zelensky u mbulua me fshehtësi për shkak të shqetësimeve të sigurisë derisa zyrtarët amerikanë konfirmuan udhëtimin të martën mbrëma.
Vizita e Zelensky vjen pasi Rusia ka shtuar sulmet kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës me fillimin e dimrit, me forcat ruse javën e kaluar duke nisur një nga sulmet më të mëdha në kryeqytetin e Kievit që nga fillimi i luftës.