TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Presidentin e SHBA Joe Biden. Ai u përshëndet nga Biden dhe zonja e parë Jill Biden.
Dy liderët janë planifikuar të zhvillojnë një takim dypalësh. Ky është udhëtimi i parë i Zelensky jashtë shtetit që nga fillimi i luftës.
Zelensky tha se është në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, presidentin amerikan Joe Biden dhe Kongresin për mbështetjen e tyre shumë të nevojshme.
“Unë jam sot në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, Presidentin dhe Kongresin për mbështetjen e tyre shumë të nevojshme. Dhe gjithashtu për të vazhduar bashkëpunimin për të sjellë më afër fitoren tonë”, tha Zelensky në një postim në kanalin e tij zyrtar Telegram.
Zelensky has arrived in DC and shared these images on Telegram. “I am in Washington today to thank the American people, the President and the Congress for their much-needed support. And also to continue cooperation to bring our victory closer,” he wrote. pic.twitter.com/K7hHI28ymx
— Christopher Miller (@ChristopherJM) December 21, 2022