TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Papa Françesku u bëri thirrje të mërkurën njerëzve që të kujtojnë fëmijët ukrainas që vuajnë nga të ftohtit këtë Krishtlindje.
"Le të mendojmë për fëmijët e shumtë në Ukrainë që vuajnë, vuajnë kaq shumë, për shkak të kësaj lufte," tha ai në një fjalim të papërgatitur në fund të audiencës së tij të përgjithshme javore në Vatikan.
Papa ka bërë thirrje për Ukrainën në pothuajse çdo dalje publike, zakonisht të paktën dy herë në javë, që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj në shkurt.
"Shumica e atyre që kam parë këtu nuk arrijnë të buzëqeshin. Është e rëndë kur një fëmijë humbet aftësinë për të buzëqeshur. Këta fëmijë mbajnë brenda vetes tragjedinë e asaj lufte, kaq çnjerëzore, kaq të ashpër. Le të mendojmë për popullin ukrainas këtë Krishtlindje, pa energji elektrike, pa ngrohje, pa gjërat thelbësore. ata duhet të mbijetojnë," tha ai, duke iu referuar fëmijëve ukrainas që kanë gjetur strehë në Romë me familjet italiane dhe organizatat bamirëse.
Javën e kaluar Papa u kërkoi njerëzve të shpenzojnë më pak për festimet dhe dhuratat e Krishtlindjeve këtë vit dhe t'ua dërgojnë diferencën ukrainasve për t'i ndihmuar ata të kalojnë urinë dhe të ftohtin e dimrit.
Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga tetori, duke shkatërruar ose dëmtuar gjysmën e saj. Vendet në Evropë dhe më gjerë po punojnë për të furnizuar transformatorët, çelsat dhe kabllot, si dhe gjeneratorët me naftë të nevojshme për të ndezur dhe ngrohur vendin në dimër.