BOTA, 17 Korrik 2022, 11:26

Avioni i rrëzuar në Greqi po fluturonte drejt Bangladeshit, 8 anëtarët e ekuipazhit që ndërruan jetë ishin ukrainas! Konsulli shkon në vendin e ngjarjes

Avioni i rrëzuar në Greqi po fluturonte drejt Bangladeshit, 8

Bangladeshi ishte destinacioni i avionit ukrainas Antonov, i nisur nga Serbia që u rrëzua mbrëmjen e djeshme në Kavalla të Greqisë.

Mësohet se tetë personat pjesë e ekuipazhit që ndodheshin në avion ishin nga Ukraina. Avioni mbante materiale ushtarake dhe kishte destinacion Bangladeshin.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe konsulli i Ukrainës. Duke folur për pamjet e regjistruara nga droni i shërbimit zjarrfikës ai tha se ka predha të shpërndara në zonë, një këmbë njeriu dhe një këpucë.

Konsulli i Vadim Shamluk ndodhet bashkë me autoritetet vendase në kufirin e perimetrit të sigurisë të vendosur nga forcat e armatosura për shmangur ndonjë incident të mundshëm por edhe për mbrojtje nga lëndët e ndryshme që ndodheshin në avion që ka ndotur të gjithë zonën.

Diplomati ukrainas informoi autoritetet për identitetin e ekuipazhit prej 8 anëtarësh të avionit dhe konfirmoi se destinacioni ishte pikërisht Bangladeshi.

Shambluck pa pamjet e para nga autoritetet e dronit që fluturuan mbi zonë, ku imazhet e para tregonin rrënojat e avionit dhe trupin e një prej anëtarëve të ekuipazhit.

Në deklaratat e tij, nënkryetari i bashkisë së Pangaiou, Kostas Tsakalos, theksoi se hetimet janë në vazhdim dhe nuk do të përfundojnë nëse fillimisht nuk konstatohet se ka siguri absolute për ekuipazhet që do të operojnë brenda zonës.