TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Joe Biden kundërshtoi të shtunën deklaratat për vizitën e tij në Arabinë Saudite në lidhje me diskutimet në një samit dypalësh rreth vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018 e cila ka ngritur një polemikë mes dy vendeve.
Duke iu përgjigjur gazetarëve pasi mbërriti në Shtëpinë e Bardhë nga udhëtimi i tij i parë në Lindjen e Mesme si president, Biden kundërshtoi deklaratën e ministrit të jashtëm saudit i cili tha se ai nuk e dëgjoi Biden të fajësonte princin e kurorës Mohammed bin Salman për vrasjen gazetarit të Washington Post.
I pyetur nëse ministri arab po tregonte të vërtetën në rrëfimin e bisedës mes Biden dhe princit të kurorës, Biden tha shkurtimisht “Jo”.
Agjencitë amerikane të inteligjencës besojnë se princi i kurorës urdhëroi vrasjen e Khashoggit, një shtetas amerikan, gjë të cilën ai e mohon.
Ministri tha se princi i kurorës, i kishte thënë Biden se mbretëria kishte vepruar për të parandaluar përsëritjen e gabimeve si vrasja e Khashoggi dhe se Shtetet e Bashkuara gjithashtu kishin bërë gabime.
Ai i tha Fox News të shtunën se ai “nuk e dëgjoi atë frazë të veçantë” nga Biden duke fajësuar princin e kurorës.