TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Operacioni për arrestimin e bosit meksikan të drogës Rafael Caro Quintero ka shkaktuar një tragjedi.
14 marinsa amerikanë që ndihmuan në kapjen e tij u vranë pasi helikopteri me të cilin ata po udhëtonin u rrëzua, shkruan CNN.
Rafael Caro Quintero u arrestua nga marinsat pasi u gjet i fshehur në shkurre nga një qen i marinës në qytetin e San Simón, komuna Choix, në shtetin veriperëndimor të Sinaloa, sipas një deklarate.
Quintero, i njohur si “narko i trafikantëve të drogës”, konsiderohej nga autoritetet meksikane si themeluesi i kartelit Guadalajara.
Helikopteri Black Hawk i Navy Meksikan u rrëzua në Los Mochis, Sinaloa pas operacionit për kapjen e tij, sipas deklaratës. Një tjetër marins u plagos dhe ndodhet në spital.
Shkaku i përplasjes nuk dihet ende dhe tashmë do të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.