BOTA, 17 Korrik 2022, 09:23

Erdogan kërkon ndihmë nga Macron për raketa kundërajrore

Erdogan kërkon  ndihmë nga Macron për raketa kundërajrore

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar dje, 16 Korrik, një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron.

Gjatë bisedës u diskutuan shumë çështje, përfshirë edhe se çfarë do të bëhet me grurin e bllokuar ukrainas.

Sipas medieve të huaja Erdogani i kërkoi Macronit bashkëpunimin maksimal në mënyrë që Turqia të furnizohet sistemin kundërajror SAMPT.

Sipas vlerësimeve, duket se Ankaraja po lë mënjanë S400-at rusë, pasi po sheh se nuk do të mund t’i përdorë, e për rrjedhojë po kërkon alternativa.

Megjithatë, nuk dihet ende përgjigja e presidenti francez.