TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një prej bosëve më të mëdhenj të drogës në Meksikë dhe njëherësh drejtues i kartelit famëkeq në Sinaloa, Rafael Caro Quintero ka rënë më në fundit në prangat e policisë.
Bosi i drogës pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi akuzohet dhe kërkohet për vrasjen e një agjenti amerikan të antidrogës në vitin 1985.
Rafael Caro Quintero dhe të pandehurit e tjerë u paditën në maj të vitit 1987 në gjykatën federale të Los Anxhelosit me akuzat për rrëmbim, torturimin dhe vrasjen në Meksikë të agjentit të të Anti- drogës, Enrique “Kiki” Camarena.
Në vitet që pasuan, prokurorët federalë kanë bërë presion për ekstradimin e Caro Quintero-s ndërsa u lëshua edhe një urdhër arresti dhe ekstradimi në mënyrë që ai të përballej me drejtësinë në SHBA për vrasjen e agjentit, shkruajnë mediat amerikane.
Caro Quintero u kap të premten pranë qytetit të San Simón në shtetin meksikan të Sinaloas. Ai ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së, ndërsa për kapjen e tij ishte vendosur një shpërblim prej 20 milionë dollarësh. Prokurori i Përgjithshëm Merrick B. Garland tha do të kërkohet ekstradimi i tij.
“Nuk ka vend për t’u fshehur për këdo që rrëmben, torturon dhe vret forcat e rendit amerikan. Ne u jemi thellësisht mirënjohës autoriteteve meksikane për kapjen dhe arrestimin e Rafael Caro Quintero-s. Arrestimi është kulmi i punës së palodhshme nga DEA dhe partnerët e tyre meksikanë për ta sjellë Caro Quintero para drejtësisë për krimet e tij, përfshirë torturimin dhe ekzekutimin e agjentit special të DEA, Enrique “Kiki” Camarena. Ne do të kërkojmë ekstradimin e tij të menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara në mënyrë që ai të mund të gjykohet për këto krime në vetë sistemin e drejtësisë”, u shpreh Garland.
Në vitin 2013, 28 vjet pasi u dënua për vrasjen e Camarenas, peticioni i Caro Quintero për lirim të parakohshëm u miratua nga një gjykatë meksikane që vendosi lirimin e tij. Caro Quintero, 69 vjeç, konsiderohet ndër banorët e parë të drogës.
Prokurorët pretendojnë se ai urdhëroi rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Camarena-s, sepse agjenti i DEA-s kishte këmbëngulur që autoritetet meksikane të bastisnin një plantacion marijuane prej 220 hektarësh në Meksikën qendrore.
Autoritetet thanë se u sekuestruan deri në pesë ton marijuanë gjë që i kushtoi rreth 8 miliardë dollarë humbje Caro Quintero dhe bandës së tij.
Camarena u rrëmbye më 7 shkurt 1985, në Guadalajara, kryeqyteti i shtetit meksikan të Jaliscos. Trupi i tij dhe i pilotit të tij meksikan, u gjetën një muaj më vonë me shenja dhune dhe të torture.

Caro Quintero u arrestua përfundimisht në Kosta Rika. Vrasja e Camarenës tensionoi marrëdhëniet midis Meksikës dhe Uashingtonit. Zyrtarët amerikanë akuzuan autoritetet meksikane se bashkëpunuan me Caro Quintero dhe e lejuan atë të largohej.