TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës ka dhënë alarmin se forcat ruse po përgatiten për një ofensivë të re ndaj Ukrainës.
Sipas Vadym Skibitsky, përfaqësues i drejtorisë së inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, bëhet e ditur se Moska po përgatit fazën tjetër të veprimeve sulmuese ndaj Ukrainës.
Ai shtoi gjithashtu se kërcënimi i një pushtimi nga Bjellorusia nuk është aq i mundur sa i ishte para fillimit të pushtimit rus në shkurt.