TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Emigracioni ishte tema dominuese gjatë fushatës elektorale në Gjermani, e ajo u reflektua fort edhe në marrëveshjen e koalicionit që pritet të drejtojë tani vendin. Në ujdi janë integruar formulime të rëndësishme si ai i të drejtës bazë për azilin, e cila mbetet e pacenuar.
“Ne do ta rregullojmë e emigracionin duke e drejtuar në mënyrë të tillë që të kufizojmë emigracionin e paligjshëm”, thanë konservatorët.
Konkretisht koalicioni i ardhshëm do të vazhdojë kontrollet në të gjithë kufijtë e Gjermanisë, derisa të ketë një mbrojtje funksionuese të kufijve të jashtëm të BE-së në nivelin e BE-së.
Ndërkohë, një tjetër pikë në marrëveshjen e koalicionit është zgjerimi i listës së vende të sigurta të origjinës. Për njerëzit që vijnë nga vende të sigurta do të ketë një proces të shkurtuar për azilin.
Në vendet e sigurta nuk ka rrezik për përndjekje pra nuk ka arsye për të aplikuar për azil. Azilkërkuesit që vijnë nga të tilla vende, duhet të vërtetojnë se nuk është kështu. Kjo ua lehtëson punën autoriteteve për t’i shqyrtuar dhe refuzuar shpejt aplikimet për azil. Deri tani në listën e vendeve të sigurta përfshihen të gjitha vendet e BE-së si dhe dhjetë vende të tjera ndër to Gjeorgjia, Gana dhe Kosova.
Koalicioni do të shtojë edhe vende të tjera në këtë listë, si Algjeria, India, Maroku dhe Tunizia.