BOTA, 11 Prill 2025, 10:00

VIDEO/ Rrëzimi i helikopterit me 6 të vdekur: Pesë nga viktimat, anëtarë të një familje, mes tyre tre fëmijë

VIDEO/ Rrëzimi i helikopterit me 6 të vdekur: Pesë nga viktimat,

Një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën pasi helikopteri që po i transportonte ata u rrëzua në Hudson në Nju Jork.

Një zëdhënës i bashkisë së Nju Jorkut identifikoi dy nga të vrarët si Agustin Escobar, një shef ekzekutiv i Siemens dhe Merce Camprubi Montal – që besohet të jetë gruaja e tij, raportoi NBC News.

Bashkë me 5 anëtarët e familjes u vra edhe piloti i helikopterit.

“Katër viktima u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy të tjera u dërguan në spitalet e zonës lokale, ku fatkeqësisht të dy nderruan jete nga plagët,” tha policia.

Lesly Camacho, një punëtore në një restorant përgjatë lumit në Hoboken, tha se ajo pa helikopterin duke u rrotulluar në mënyrë të pakontrolluar përpara se të përplasej në ujë.

“Ishte një tufë tymi që dilte. Ai po rrotullohej shumë shpejt dhe u ul në ujë me shpejtesi dhe force,” tha ajo.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams konfirmoi gjashtë vdekjet dhe tha se autoritetet besonin se turistët ishin nga Spanja.

VIDEO/ Rrëzimi i helikopterit me 6 të vdekur: Pesë nga viktimat,

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNN (@cnn)