BOTA, 15 Dhjetor 2022, 19:53

Armëpushim me Rusinë për festat e fundvitit? Gjenerali ukrainas: Vetëm kur të mos mbetet asnjë pushtues në tokën tonë

Armëpushim me Rusinë për festat e fundvitit? Gjenerali ukrainas:

Ndërsa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se as për festat e fundvitit nuk do të arrihet një marrëveshje armëpushimi.

Lajmin e ka konfirmuar një gjeneral brigade i Ukrainës, Oleksiy Gromov, i cili ka hedhur poshtë mundësinë e një armëpushimi me Rusinë gjatë Vitit të Ri.

Deklarata e tij vjen pasi Kremlini tha se, nuk do të ketë armëpushim për Krishtlindje.

Gromov tha: “Do të ketë një armëpushim total vetëm kur të mos mbetet asnjë pushtues në tokën tonë”.

Kujtojmë se Rusia vijon të mbajë të pushtuar rajonet e Donteskut dhe Luhanskut dhe nuk i ka ndalur sulmet me raketa në të gjithë Ukrainën, ku po synon kryesisht infrastrukturën energjitike të vendit.