TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetet e Bashkuara po punojnë për të vendosur sanksione ndaj njeriut të dytë më të pasur të Rusisë, Vladimir Potanin, raporton Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Veprimi, i cili mund të finalizohet mëngjesin e nesërm, pritet të përfshijë sanksione kundër Potanin, 61 vjeç, gruas së tij, një jaht që ai zotëron dhe disa prej kompanive të tij financiare, raportoi gazeta.
Potanin është gjithashtu aksionari më i madh në MMC NorilskNickel PJSC ose Nornickel.
Megjithatë sanksionet nuk do të zbatohen për kompaninë.
Oligarku është një mbështetës kryesor i regjimit në Moskë, duke blerë Rosbank dhe aksione në Tinkoff Bank në periudhën që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.