TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Senati i SHBA miratoi njëzëri një ligj që ndalon punonjësit federalë të shkarkojnë ose përdorin aplikacionin kinez TikTok në pajisjet që janë në pronësi të qeverisë. Kjo masë vjen pas shqetësimeve në rritje për sigurinë kombëtare.
Tani dispozita duhet të miratohet nga Dhoma dhe të nënshkruhet nga presidenti amerikan.
Një ligj i ngjashëm kishte kaluar në Senat në legjislaturën e mëparshme, por që ngeci.
TikTok është aplikacioni më popullor në botë dhe përdoret nga dy të tretat e adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara, ku është kthyer në një fenomen të kulturës pop.