BOTA, 15 Dhjetor 2022, 16:43

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës paralajmëron: Putini po përgatit një ofensivë të gjerë në fillim të vitit të ardhshëm

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës paralajmëron: Putini po

Zyrtarë të lartë ukrainas kanë paralajmëruar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po përgatit një ofensivë ushtarake të madhe ndaj Kievit në fillim të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për "The Guardian", ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se ka prova të reja që Kremlini po përgatit një ofensivë të re dhe të gjerë ndaj Kievit.

Komentet e Reznikov u bënë jehonë komenteve të ngjashme të bëra për Economist këtë javë – duke përfshirë nga presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskiy, kreu i forcave të armatosura, gjenerali Valerii Zaluzhnyi dhe shefi i forcave tokësore, gjeneral Oleksandr Syrskii.

Informatat dukej se ishin pjesë e një përpjekjeje të gjerë, të koordinuar për të paralajmëruar kundër vetëkënaqësisë midis aleatëve perëndimorë dhe për të theksuar kërcënimin e vazhdueshëm që Rusia paraqet për Ukrainën.

Ndërsa Reznikov sugjeroi se një ofensivë e re mund të ndodhte deri në shkurt, zyrtarët e tjerë të lartë treguan se besonin se mund të vinte që në janar.