BOTA, 3 Gusht 2023, 18:46

Anulimi i marrëveshjes, Bliniken akuza të forta Moskës: Ky quhet ‘sulm’ ndaj sistemit botëror të ushqimit

Anulimi i marrëveshjes, Bliniken akuza të forta Moskës: Ky quhet

Me tone të ashpra ka reaguar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, i cili gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka akuzuar Moskën për “shantazh”.

Kjo sipas tij, pasi Rusia së fundi u tërhoq nga një nismë kyçe e eksportit të drithërave. Sipas Blinken, “uria nuk mund të shndërrohet në armë”.

Ai tha se Rusia, me nisjen e pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, shkaktoi “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit.

Blinken kritikoi Moskën për tërheqjen muajin e kaluar nga marrëveshja që mundësonte eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes detit, në kohën kur lufta ndaj dy shteteve po vazhdon.

Moska ka refuzuar që të zgjasë marrëveshjen, duke çuar në rritjen e çmimeve të drithërave, që ka goditur më së rëndi shtetet e varfra.

“Çdo anëtar i këtij këshilli, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet t’i thotë mjaft Moskës, mjaft përdorët Detin e Zi si shantazh”, tha Blinken.

“Mjaft i trajtuat njerëzit më të cenueshëm në botë si levë. Mjaft me këtë luftë të pajustifikuar”, shtoi ai.