BOTA, 29 Tetor 2023, 09:46

Lufta Izrael-Hamas/ Rikthehet pas më shumë se 24 orë ndërprerje linja telefonike dhe interneti në Gazë

Lufta Izrael-Hamas/ Rikthehet pas më shumë se 24 orë

Lidhja telefonike dhe interneti po rikthehet në Gaza pas një ndërprerjeje që zgjati për më shumë se 24 orë, pasi u bombarduan nga Izraeli.

Operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza vazhduan gjatë natës, ndërsa grupet e armatosura palestineze në Gaza u përgjigjën gjithashtu duke hedhur raketa në drejtim të Izraelit, raporton BBC.

Kryeministri Izraelit, Netanyahu ka deklaruar për mediat të shtunën se forca tokësore izraelite kishin hyrë në atë që ai e quajti “kështjella e së keqes”, duke iu referuar Gazës, ndërsa shtoi se komandantët tani janë vendosur në të gjithë Rripin e Gazës.

Ai tha se rikuperimi i pengjeve ishte një pjesë “integrale” e qëllimeve të ushtrisë, por se prioriteti kryesor i saj ishte “shfuqizimi” i Hamasit.

Nga ana tjetër, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë thirrje për një ulje të e menjëhershëm të konfliktit, duke shprehur keqardhje për humbjen e jetëve dhe atë që tha se ishte në nivel mjaft të lartë.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka raportuar se më shumë se 8,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve hakmarrëse të Izraelit.