BOTA, 2 Qershor 2022, 22:40

“Rreth 20 vendbanime janë çliruar”, Ukraina: Kemi përparuar kundër forcave ruse në rajonin jugor të Khersonit

“Rreth 20 vendbanime janë çliruar”, Ukraina: Kemi

Forcat ukrainase kanë njoftuar se kanë bërë përparim të rëndësishëm kundër pozicioneve ruse në rajonin jugor të pushtuar të Khersonit.

“Në rajonin e Khersonit, Forcat e Armatosura kanë çliruar 8 km të territorit të pushtuar”, njoftoi njësia e Mbrojtjes Territoriale Azov Dnipro.

Ndërkohë forcat ukrainase nisën kundërpërgjigjen në disa pika të favorshme në veri fundjavën e kaluar, ndërsa që prej asaj kohe ka pasur pak informacion në lidhje me operacionin.

Nga ana e tyre forcat ukrainase kanë deklaruar se kanë rimarrë një numër fshatrash në pjesën veriore të Khersonit.

Gjithashtu më herët kreu i administratës shtetërore rajonale të Khersonit, Genardi Laguta, ka thënë se 20 vendbanime janë çliruar.