TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbretëri e Bashkuar - Në mbarë vendin kanë nisur festimet për Jubileun e Platinit të Mbretëreshës Elisabetë II, që kremton 70 vjetorin e saj në fron.
Ceremoni zyratare, parada, festa dhe party në rrugë do të dominojnë të gjithë vendin nga dita e sotme (2 qershor) deri në 5 qershor.
Mbretëresha ka thënë se ndihet e "inspiruar" nga festimet që po mbahen në mbarë vendin. Sëbashku me disa pjesëtarë të Familjes Mbretërore, ajo ka përshëndetur turmën nga ballkoni i Buckingham Palace.
Miliona vetë do të marrin pjesë në festat që organizohen në shumë rrugë të Mbretërisë së Bashkuar, festime të cilat do të vijojnë për katër ditë me rradhë.
Jubileu i Platinit është i pari në histori, sepse asnjëherë më parë një monark nuk ka arritur të jetë në fron për kaq gjatë, plot 70 vjet!
Gjatë ceremonisë në Buckingham Palace, pati edhe disa manovra dhe parakalim të avionëve, ku pilotët dhuruan spektakël.
Mbretëresha Elisabetë e trashëgoi fronin pas vdekjes së babait të saj, Mbretit George VI. Ajo u bë Mbretëreshë në moshën 25 vjeçare në vitin 1952 dhe kurorëzimi zyrtar u krye në qershor të vitit 1953.
Mbretëresha ka kaluar dekada të tëra në fron, duke parë ndryshime të jashtëzakonshme të vendit të saj, por edhe mbarë globit. Ajo ka parë të vijnë në pushtet 14 kryeministra britanikë dhe 14 Presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Festimet për Jubileun e Platinit janë një moment historik për Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet të tërheqin miliona pjesëmarrës.
