TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në situatë alarmante është shpallur në stacionin qendror të trenave në Hamburg, ku Policia federale ka ndaluar lëvizjen e disa trenave dhe ka larguar pasagjerët nga terminali.
Sipas Bild, është identifikuar se një i ri është infektuar me virusin vdekjeprurës Marburg. Personi në fjalë thuhet se është student i mjekësisë nga Ruanda.
“Ai dhe e dashura e tij hipën në ICE për në Hamburg nga Frankfurt/Main të mërkurën pasdite. Gjatë udhëtimit me tren ai shfaqi simptoma të ngjashme me gripin. Studenti kishte ardhur më parë me avion direkt nga vendi i Afrikës Lindore, ku kishte trajtuar një pacient me virusin Marburg’, shkruan Bild.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, tetë persona kanë vdekur nga virusi që nga e premtja e kaluar, ndërsa janë konfirmuar gjithsej 27 raste të infektimit me Marburg.
Infeksioni nga personi në person është i mundur përmes kontaktit me trup. Siç raporton “Ärzteblatt”, sipas Institutit Bernhard Nocht për Mjekësinë Tropikale në Hamburg, ende nuk ka një vaksinë kundër virusit.
Virusi Marburg është i lidhur ngushtë me virusin Ebola dhe konsiderohet edhe më i rrezikshëm. Shkalla e vdekshmërisë nga infeksioni është midis 24 për qind dhe 90 për qind të rasteve. Shkakton ethe hemorragjike, e cila shoqërohet me simptoma të rënda si të vjella, diarre dhe gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme.