TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Irani nisi sulmet raketore ndaj Izraelit, në përgjigje të ofensivës në Liban. Në Tel Aviv dhe Jeruzalem ranë sirenat e alarmit.
Pas sulmeve, sirena alarmi janë dëgjuar në Tel Aviv dhe Jerusalem, ndërsa ushtria izraelite ka dalë me një deklaratë.
“Pak kohë më parë, raketat u lëshuan nga Irani drejt shtetit të Izraelit. Ju udhëzojmë të qëndroni vigjilentë dhe të ndiqni me saktësi udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm”, ishte mesazhi për qytetarët.
“IDF po bën dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur civilët e shtetit të Izraelit.”, thuhet ndër të tjera.
Pak orë më parë, Shtetet e Bashkuara thanë se kishin indikacione se Irani po përgatitej të nisë një sulm me raketa balistike kundër Izraelit menjëherë, kanë thënë një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe një zyrtar i departamentit të mbrojtjes për faqen tonë partnere amerikane.
Përgatitjet për të mbrojtur Izraelin kundër sulmit po mbështeten “aktivisht” nga SHBA, thanë ata për NBC News.
Ata gjithashtu paralajmëruan se një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit nga Irani do të kishte pasoja të rënda.
Rockets hit Tel Aviv. pic.twitter.com/Jgxh9pmQxp
— James Spiro (@JamesSpiro) October 1, 2024