TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti iranian Massoud Pezeshkian ka mbrojtur sulmin e Iranit sonte dhe ka paralajmëruar Izraelin në një postim në X.
Pezeshkian tha se, bazuar në “të drejtat legjitime” të Iranit me qëllim për “paqe dhe siguri për rajonin”. Ai u shpreh se Izraelit iu dha një përgjigje “vendimtare” “në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve iranianë”.
Duke iu drejtuar Netanyahut, ai u shpreh se kryeministri izraelit duhet të dijë se “Irani nuk është një nxitës i luftës, por do të qëndrojë me vendosmëri kundër çdo kërcënimi”.
Ai paralajmëroi Izraelin se sulmi i mbrëmjes së sotme ishte vetëm një “grimcë” e kapaciteteve të Iranit dhe jo për të “angazhuar në konflikt” Teheranin.
Më tej ai paralajmëroi Izraelin duke u thënë “Mos u përfshini në konflikt me Iranin”.
Ofensiva tokësore vjen pas disa orësh sulmesh izraelite dhe zjarri artilerie përtej kufirit.
Të paktën 95 persona u vranë në sulmet izraelite dje, duke shtuar një numër të vdekjeve prej më shumë se 1,000 që nga e hëna e kaluar. Një milion persona në Liban janë zhvendosur nga luftimet, tha kryeministri.