BOTA, 10 Prill 2023, 19:31

Me flamur të ishujve Bermuda, jahti i miliarderit rus Abramovich ndalet në Marmaris. Ja shuma marramendëse për furnizimin me karburant

Me flamur të ishujve Bermuda, jahti i miliarderit rus Abramovich ndalet

Jahti i biznesmenit rus, Roman Abramovich "My Solaris" u ankorua në portin e Marmarisit në Türkiye.

Jahti me flamur të Ishujve Bermuda të Abramovichit, i cili ishte në bregun e Muğla-s gjatë verës, u ankorua në skelën e madhe të Marmaris Cruise Port.

Më tej u tha se jahti do të largohet nga porti pas dy ditëve. Thuhet se për furnizim të jahtit me karburant do të paguhen rreth 15 milionë lira turke (rreth 714 mijë euro), raporton Anadolu.

Jahti 139 metra i gjatë dhe 26 metra i gjerë, i cili ka gjithashtu një pistë për ulje të helikopterit dhe një pishinë, tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve të huaj në port.