BOTA, 20 Maj 2024, 16:00

Mbi 2000 njerëz morën pjesë në misionin e kërkim-shpëtimit për presidentin të Iranit

Mbi 2000 njerëz morën pjesë në misionin e
Më shumë se 2,000 punonjës të ndihmës u përfshinë në operacionin e kërkim-shpëtimit për presidentin Ebrahim Raisi dhe ministrin e Jashtëm Hossein Amir Abdollahian, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane.

Pir-Hossein Kolivand, president i grupit humanitar, tha se gjatë kontrollit nuk është përdorur asnjë pajisje apo ndihmë e ofruar nga vendet e huaja.

“I gjithë operacioni u krye duke përdorur aftësitë dhe ekspertizën e Gjysmëhënës së Kuqe iraniane,” deklaroi ai. Besohet se helikopteri me presidentin dhe ministrin e Jashtëm është rrëzuar për shkak të motit të keq dhe dukshmërisë së dobët.

Mbetjet u gjetën në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor, e cila është vetëm disa kilometra nga fshati Tavil.