BOTA, 9 Maj 2023, 19:07

Aksident në Gjermani, kamioni përplaset me autobusin, raportohet për 35 të plagosur

Aksident në Gjermani, kamioni përplaset me autobusin, raportohet

Aksident në Gjermani. 35 persona kanë mbetur të plagosur këtë të martë në Gjermaninë Lindore.

Një kamion është përplasur me një autobus, e për pasojë janë plagosur 35 pasagjerë, 6 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Nga hetimet e deritanishme, thuhet se ka qenë kamioni ai i cili ka goditur njërën anë të autobusit dhe u përpoq të ndryshonte korsinë.