BOTA, 9 Maj 2023, 09:51

Lufta/ Kreu i Wagner: Ende nuk kemi marrë municionin e premtuar nga Moska

Lufta/ Kreu i Wagner: Ende nuk kemi marrë municionin e premtuar nga Moska

Kreu i grupit, Wagner sërish ka thënë se forcat mercenare akoma nuk kanë marrë municionet e premtuara nga Moska, duke hedhur poshtë pretendimet se ato kishin filluar që ti merrnin.

Megjithatë, Yevgeny Prigozhin , forcat e të cilit janë përpjekur për muaj të tërë për të kapur qytetin Bakhmut në Ukrainën lindore, shtoi se ai nuk dëshiron të “prishë” paradën e madhe të Ditës së Fitores të Rusisë, e planifikuar të zhvillohet sot, dhe pas kësaj ceremonia ai do të flasë në lidhje me këtë.

 “Njerëzit që duhej të përmbushnin urdhrat nuk i përmbushën ato dje,” tha Prigozhin në një video të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ndërkohë dy ditë më parë ushtria e Ukrainës u zotua të parandalojë një shtytje përfundimtare nga Moska për të kapur qytetin e shkatërruar të Bakhmut, duke e privuar Putinin nga arritja e vetme e mundshme nga ofensiva dimërore në kohën e festës së sotme.