BOTA, 8 Maj 2023, 20:04

Incident në ajër/ Avioni luftarak rus gati sa nuk përplaset me avionin polak, NATO vendos njësitë në "gjendje më të lartë gatishmërie"

Incident në ajër/ Avioni luftarak rus gati sa nuk përplaset me

Njësitë e policisë ajrore të NATO-s u vendosën në një gjendje më të lartë gatishmërie pas një incidenti në ajër që gati çoi në përplasje mes një avioni luftarak rus dhe një avioni polak në patrullë për agjencinë kufitare të BE-së Frontex të premten, tha një zyrtar i NATO-s.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari i tha Reuters: "Detashmentet e policisë ajrore të NATO-s u vunë në gatishmëri më të lartë në përgjigje të sjelljes së rrezikshme të një avioni ushtarak rus në afërsi të një avioni polak Frontex mbi Detin e Zi afër Rumanisë".

Zyrtari tha se NATO "mbetet vigjilente" dhe u referoi pyetje të mëtejshme autoriteteve polake.