BOTA, 29 Korrik 2025, 20:18

Trump me ultimatumin e ri ndaj Rusisë: 10 ditë kohë nga sot për një armëpushim me Ukrainën, turp për Moskën që s’kam përgjigje

Trump me ultimatumin e ri ndaj Rusisë: 10 ditë kohë nga sot

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ultimatumi i tij ndaj Rusisë për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë është “10 ditë nga sot”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One, duke u kthyer nga Skocia.

“Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Rusia”, tha Donald Trump në lidhje me ultimatumin e lëshuar Moskës. “Është një turp”, shtoi presidenti amerikan.

Në fakt, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha dje që Rusia kishte 10-12 ditë kohë, ndërsa sot e ka ulur në 10 ditë, kur në mesin e korrikut kishte thënë 50 ditë. Duhet të presim 8 gushtin për të parë se çfarë do të bëjë konkretisht Trump ndaj Rusisë.