AKTUALITET, 19 Shkurt 2022, 17:31

A duhet të lejojë Shqipëria kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore? Rama shpërndan videon nga Këshillimi Kombëtar, ja si përgjigjen qytetarët

A duhet të lejojë Shqipëria kultivimin e kanabisit për

Qytetarët shqiptarë janë pyetur në formularin e Këshillimit Kombëtar, lidhur me çështjen nëse duhet apo jo të legalizohet kanabisi.

Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në Facebook videon, ku tregohet se si janë përgjigjur disa nga qytetarët lidhur me këtë çështje.

Statusi:

“Ja disa përgjigje me video për pyetjen nëse Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin me anë të pyetësorit”, shkruan Rama duke publikuar edhe videon.